Linku per te transferuar postimet nga Tumblr te WordPress

Linku per te transferuar postimet nga Tumblr te WordPress

Kjo faqja do me ndihmoje te transferoj postimet qe kam bere deri tani te Tumblr direkt te WordPress ku edhe po dua ta mbaj tani e tutje ditarin tim.

#sfidabiznesi

Jave e re, pune shume na presin

Kete jave qe sapo filloi jam ca ne merak pasi kam jashtezakonisht shume pune per te bere. Te pakten, shume ne krahasim me normen e vendosur tashme prej muajsh kur duket sikur vetem vegjetoja me ngarkese minimale (ne krahasim). Por lavdi Zotit pasi kjo eshte dicka qe e kam kerkuar dhe Perendia po siguron ne menyren e tij – te mrekullueshme.

jhghjg

hjgjhg

Peticion ndërkombëtar kundër importit të armëve kimike në Shqipëri

http://www.avaaz.org/en/petition/Peticion_kunder_pranimit_te_armeve_kimike_te_Sirise_nga_Shqiperia_No_to_Assad_Chemical_Weapons_in_Albania/?copy

Nëpërmjet këtij petiocioni i bëjme thirrje Qeverisë Shqiptare që të refuzojë kërkesën për të importuar dhe shkatërruar në territorin e Republikës Shqiptare armët kimike të Sirisë. Import i mbetjeve toksike dhe vdekjeprurëse në territorin e Shqipërisë bie në kundërshtim me interesin tonë kombëtar, me legjislacionin shqipar dhe me vetë politikat e qeverisë aktuale që ka ndaluar importin e cdo lloj mbetje në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sjellja, transportimi dhe shkatërrimi i arëmve kimike përbën një rrezik të lartë si për jetën edhe për territorin e popullit shqiptar. Sidomos në kushtet kur shtetit shqiptar i mungojnë kapacitetet njerëzore, administrative dhe infrastrukturore për të trajtuar mbetje të një rrezikshmërie kaq të lartë sic janë amët kimike të Sirisë. Për të gjitha këto arësye i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të ndjekë shembullin e shumë vendeve të tjera Evropiane dhe t’i thotë jo importit dhe shkatërrimit të armëve kimike në Republikën e Shqipërisë.
Through this petition we call on the Government of Albania to refuse the request to import and destroy in the territory of the Republic of Albania of the chemical weapons of Syrian Regime. The import of toxic waste in this country is against our interest and against relevant laws and regulations. It is against current government approach for banning any import of waste in the territory of Albania.
The import, transportation and the process of destroying such weapons creates an elevated level of risk for the life of Albanians and the environment of the country.
Albania doesn’t have the necessary human know how to deal with such waste of elevated risk such as chemical weapons of Syrian regime.
For these reasons we call upon the government of Albania to follow the example of other European Countries to say no to the import of such weapons in Albania.
This petition is on behalf of Alliance Against Waste Imports

Njoftim i rëndësishëm nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave për të gjithë shqiptarët kuqo që janë!!!

Untitled-1Bëji ‘like’ Akip-al.org, fto miqtë t’i bëjnë ‘like’! Është një punë e vlefshme për Shqipërinë 

E dashur shqiptare!

I dashur shqiptar!

Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) është grupimi i shqiptarëve që synon të ndalojë në mënyrë definitive importin e të gjitha plehrave në Republikën e Shqipërisë.

Aleanca ka nevojë për ty!

Aktualisht, kërkesa për referendum për ndalimin e importit të plehrave është miratuar nga Gjykata Kushtetuese dhe data e zhvillimit të referendumit pritet të shpallet së shpejti nga Presidenti i Republikës.

Ndërkohë, AKIP ka vënë re se qeveria ka nisur një fushatë shpifjesh kundër referendumit, duke përdorur median e kontrolluar prej saj.

AKIP, si grupim qytetarësh, është në disavantazh në krahasim me qeverinë që e ka miratuar dhe bekuar industrinë e importit të plehrave në Shqipëri, sa i përket aksesit në media dhe fuqisë financiare.

Por AKIP është e bindur se ka mbështetjen e çdo shqiptareje dhe shqiptari, kudo që jeton.

Sot po ju kërkojmë një ndihmë të vogël. Kërkojmë që t’i bëni ‘like’ në Facebook faqes tonë www.akip-al.org.

Kërkojmë gjithashtu t’ia rekomandoni miqve tuaj në rrjetet sociale t’i bëjnë gjithashtu ‘like’.

Akip-al.org është faqja që do të shërbejë për komunikim mes grupit nismëtar dhe shqiptarëve si dhe anasjelltas, mes shqiptarëve dhe grupit nismëtar.

Një klik i thjeshtë ‘like’ është më shumë se sa ‘pëlqimi’ yt për fushatën kundër importit të plehrave. Është krijimi i një rruge komunikimi të vazhdueshëm.

Pra! Çfarë po prisni?

Bëjini ‘like’!

Ftoni edhe miqtë tuaj!

Akip

KONCEPTI I MJEDISIT, ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM DHE RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT

KONCEPTI I MJEDISIT, ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM DHE RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT

 

Abstrakt: Insistimi ne përkufizimin e mbrojtjes së mjedisit përbën një aspiratë e cila ka shërbyer si prekuizitë drejt zbatueshmërisë së të drejtave të njeriut në një kohë krizash globale ekonomike. Sistemi Rajonal Evropian ka qënë tradicionalisht i fokusuar në mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike. Në prag të risqeve mjedisore që implikojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, theksi ka filluar të vendoset më tepër në të drejtat sociale, ekonomike dhe kulturore. Mekanizmat kolektive të ankimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kanë dhënë një numer vendimesh rreth çështjeve që implikojnë ligjet dhe politikat mbi mjedisin. Çfarë është për tu vënë në dukje, është evolimi i garancive që ofrohen sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat i referohen kuptimit substancial të mbrojtjes ndaj mjedisit, duke përfshirë gjithashtu dhe aspektin procedural që lidhet me mbrojtjen e të drejtës për jetën, jetën private, pronën, informimin dhe mjetet efektive të ankimit. Ky evolim ka ndodhur nisur nga nevoja në rritje e shteteve për të ndërmarrë masa parandaluese dhe për të hartuar politika të balancuara sipas kërkesave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm,  duke evituar risqet mjedisore që implikojnë shkeljen e të drejtave të njeriut. Proporcionaliteti në mbrojtjen e interesave në këtë respekt krijon një kontekst për gjykim të drejtë, por gjithashtu promovon një dialog të hapur dhe konstruktiv në mes gjyqtarëve dhe ligjbërësve në mbrojtje të interesit publik. Read the full post »

Referendum në Shqipëri kundër importit dhe riciklimit të mbetjeve nga vendet e BE-së

Referendum në Shqipëri kundër importit dhe riciklimit të mbetjeve nga vendet e BE-së

Për herë të parë në Shqipërinë post-komuniste qytetarët aktivizohen për një çështje përtej politikës dhe partive politike.

River Mat in northern Albania.
The small balcanic country was converted in a turistic destination for 2 millions of visitors during 2008.
Photo by Mimoza Dhima

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë miratoi ditët e fundit zhvillimin e një referendumi popullor kundër importimit dhe riciklimit në Shqipëri të mbetjeve nga vendet e BE-së. Lëvizja qytetare “Aleanca kundër Importit të Plehrave” e drejtuar nga një grup nismëtar ambientalistësh dhe aktivistësh për të drejtat e njeriut ia doli mbanë të mbledhë 50 mijë firma qytetarësh, të shoqëruara me fotokopjen e Kartës së Identitetit të secilit prej tyre. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, referendumi mund të zhvillohet kur atë e kërkon 1/5 e deputetëve , pra 28 syresh, ose 50 mijë qytetarë, me firmat e tyre. Ky është rasti i referendiumit të sapomiratuar, kundër importit dhe riciklimit të mbetjeve nga vendet e BE.

Sukses i aktivizmit qytetar

Blendi Kajsia, anëtar i grupit nismëtar të lëvizjes “Aleanca kundër Importit dhe Riciklimit të plehrave” në Shqipëri thotë për DW se vendimi pro Referendumit i Gjykatës Kushtetuese është historik, pasi është i pari në Shqipërinë post- komuniste jashtë politikës dhe organizimit të tij nga partitë politike. Por ai ka edhe një vlerë tjetër: për herë të parë qytetarët shqiptarë shkunden nga apatia dhe qëndrimi indiferent për çështje të komunitetuit. “Është një fitore e qytetarëve ndaj frikës prej makinerisë shtetërore, humbjes së vendit të punës në sektorin publik. Është shprehje e kurajos për të dalë kundër vendimeve të qeverisë, për t’u përballur me akuza, madje edhe me ndjekjen penale. Lëvizja jonë u akuzua institucionet shtetërore se kishte falsifikuar firmat e qytetarëve dhe se për këtë do të ndiqej penalisht. Atëhere i shoqëruam firmat e qytetarëve me fotokopjet e kartave të tyre të identitetit”, thotë Blendi Kajsia.

1. Blendi Kajsia, Political scientist, pedagogue at European University of Tirana.
Ani Ruci, shoot in Tirana, on June 4th, 2010Blendi Kajsiu

Ç’ndodh me mbetjet e mbeturinave nga BE pas riciklimit në Shqipëri?

Importi i plehrave nga vendet e BE-së dhe përpunimi i tyre në Shqipëri para dy vitesh iu dha drita e gjelbër me miratimin e ligjit përkatës vetëm me votat e maxhorancës qeverisëse, me argumentin se ligji “është në përputhje me standardet europiane”. Ligji parashikon importin e mbi 1 milion ton mbetjeve në vit nga vendet e BE-së. Menjëherë pas miratimit të tij u nënshkruan kontrata me Italinë, me Maltën dhe me Spanjën. Impiante të shumta të përpunimit të tyre u ngritën sidomos pranë pikave të kalimit kufitar me vendet fqinjë. Ricikimi vazhdon prej dy vitesh me kapacitet të plotë. Po ku shkojnë mbetjet e mbeturinave pas riciklimit të tyre? “Kjo është mister. Nuk ka dokumentacion se ku shkojnë, as çfarë ka hyrë dhe çfarë ka dalë në Shqipëri brenda këtyre dy viteve të fundit, as ku kanë përfunduar mbetjet: në landfielde, lumenj apo prapa maleve. Ndërkohë që në Shqipëri mungojnë mjetet teknike në pikat kufitare, kapacitetet njerëzore për të kontrolluar dhe verifikuar se çfarë mbetjesh kanë ardhur dhe vijnë nga vendet e BE-së, nëse ato janë ose jo të rrezikshme për mjedisin, burimet ujore nëntokësore dhe mbi të gjitha për shëndetin e qytetarëve. Kjo situatë e bën të pamundur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, sidomos të turizmit dhe bujqësisë pasi ndotja është gjigante”, thotë Kozara Kati, anëtare e grupit nismëtar të “Aleanca kundër importit të Plehrave”.

Kozara Kati, Head of the Albanian Center for Human Rights, member of the Movement Alliance against the import of garbage fron EU in Albania.
Author: Ani Ruci, shot on March 6, 2013, Tirana
Kozara Kati

Referendumi shënon krisjen e mënyrës së vendimmarrjes në Shqipëri në rastin konkret për mjedisin pa përfshirjen e qytetarëve, thekson Blendi Kajsia për DW. Kjo mënyrë është kriter i Konventës së Kombeve të Bashkuara për mjedisin, që njihet si Konventa Aarhus, të nënshkruar edhe nga Shqipëria. Konventa që vendos një sërë të drejtash për qytetarët dhe publikun lidhur me mjedisin, për fat të keq , në Shqipëri, ka mbetur në letër: “Referendumi tregoi se ky sistem vendmmarrjeje nuk është i pathyeshëm. Ai tregoi se në Shqipëri askush nuk mund të kontrollojë gjithçka. Referendimi nxit për lëvizje të tjera, dobëson fatalizmin se ‘si ka shkuar, do të shkojë’, nxit aktivizmin edhe për lëvizje të tjera”, thotë Blendi Kajsia.

Referendumi – sopatë pas koke për biznesin e mbetjeve

Mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë referendumi popullor kundër importit dhe riciklimit të mbetjeve nga vendet e BE-së do të ketë gjasa të zhvillohet aty nga pranvera e vitit 2014. Kushtetuta parashikon që referendumet nuk mund të zhvillohen në dimër, 6 muaj para zgjedhjeve apo 3 muaj pas fillimit të punës së parlamentit të ri. Shkurt, kjo do të thotë që importi dhe riciklimi i plehrave nga vendet e BE-së do të vazhdojë.

“Në Qafzotaj, në rrethin e Durrësit investitorë nga Serbia kanë ngritur një impiant që djeg makina të vjetra nga vendet e BE-së. Kompania turke “KURUM” djeg në uzinën e saj në Elbasan 600 mijë ton makina të vjetra në vit po nga BE-ja. Këto sasi janë kapacitetet e tyre të plota dhe për makinat e vjetra nga Shqipëria nuk ka asnjë mundësi që të digjen në këto impiante. Shqipëria po kthehet në një varrezë terminale të lloj- lloj mbetjeve të Europës”, thotë Kozara Kati.

Albanien - Müll in der Landschaft
Quelle: http://commons.wikimedia.org/wiki/File:Trash_pile_in_Berat.jpg
Lizens: http://creativecommons.org/licenses/by/2.0/deed.en
+++CC/Jason Rogers+++, 22.August 2007, geladen am 23. Oktober 2012
Trash pile in Berat, Albania

Sipas të dhënave zyrtare në Ministrinë e Mjedisit kanë mbërritur 12 kërkesa të biznesit vendas për të ngritur impiante të reja pranë pikave kufitare me Greqinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe ricilimin e mbetjeve të importuara. Kjo pasi Parlamenti nuk miratoi kërkesën e Lëvizjes qytetare “Aleanca kundër importit të plehrave” për një moratorium të importit të tyre deri në zhvillimin e referendumit.

“Referendumi gjithsesi mbetet një sopatë pas koke për biznesin e plehrave. Ai do t’i stepë biznesmenët, që të investojnë pasi jemi të sigurtë për rezultatin pozitiv. Po kështu është një sopatë pas koke edhe për forcat politike opozitare, që po bëjnë premtime elektorale për abrogimin e ligjit para zhvillimit të referendumit”, thotë për DW Blendi Kajsia.

Ambientalisti i njohur, Lavdosh Ferruni, thotë për DW, se “vazhdimi i importit të mbetjeve nga BE-ja deri në zhvillimin e referendumit do të shkaktojë nё Shqipёri njё ethe hemoragjike mjedisore qё do ta ‘sёmurё’ atë shumё rёndё , do të sjellë pasoja tё rёnda në zhvillimin e turizmit dhe tё bujqёsisё, dy sektorёt kryesorё qё premtojnё zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, pa të cilin nuk mund të ketë progres në aspiraten që një ditë edhe Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.”

  • Data 07.03.2013
  • Autor Ani Ruci
  • Redaktor V. Filaj-Ballvora
  • Marrë nga shërbimi shqip i DW

Dy herë fitore: Gjykata Kushtetuese konsideron tërësisht të pavlefshme pretendimet e Kuvendit dhe Qeverise

Vendim nr. 8 datë 08.03.2013

(V-8/13)

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Xhezair Zaganjori, Sokol Berberi, Admir Thanza, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Vitore Tusha, anëtarë, me sekretare Elta Milori, në datën 12.02.2013 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen nr. 4 Akti, që i përket:

 

KËRKUES:               KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, përfaqësuar nga Dëshira Pasko, me autorizim.

                                   

SUBJEKTE TË INTERESUARA:

MBI 50 MIJË ZGJEDHËS, me nismëtarë Kozara Kati, Ermira Pirdeni, Andi Tepelena, Yllka Hida, Lavdosh Feruni, Leart Kola, Elton Kacidhja, Blendi Kajsiu, Andi Kananaj, Geldona Metaj, Aldo Merkoçi, Rajmonda Stefa, të përfaqësuar nga avokatët Arben Hakani dhe Dorian Matlia, me prokurë të posaçme;

KUVENDI I SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Lulzim Lelçaj dhe Arjeta Çefa, me autorizim;

KËSHILLI I MINISTRAVE, përfaqësuar nga Ivi Kaso, me autorizim.  

 

OBJEKTI:                 Kushtetutshmëria e kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

 

BAZA LIGJORE:    Nenet 150, paragrafi 1, 151, paragrafët 2 dhe 3, 152, paragrafi 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni 129, paragrafi 2, i ligjit nr.9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE,

pasi dëgjoi relatoren e çështjes, Vitore Tusha; mori në shqyrtim kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shqyrtimin, paraprakisht, të kushtetutshmërisë së çështjes së shtruar për referendum të përgjithshëm shfuqizues; pretendimet e përfaqësuesve të grupit nismëtar, që kërkuan  deklarimin e kërkesës në pajtim me Kushtetutën; prapësimet e përfaqësuesve të subjekteve të interesuara, Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, që kërkuan rrëzimin e kërkesës dhe, pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi,

 

V Ë R E N:

I

  1. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, qëllimi i të cilit është mbrojtja e mjedisit dhe e shëndetit të njeriut dhe sigurimi i menaxhimit të duhur mjedisor të mbetjeve nëpërmjet: (a) parandalimit dhe minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i tyre, (b) përmirësimit të efiçencës së përdorimit të tyre, (c) pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve (neni 1). Në kuptim të këtij ligji, “menaxhim i integruar i mbetjeve” është grumbullimi, transporti, rikuperimi dhe asgjësimi i mbetjeve dhe mbikëqyrja e këtyre operacioneve, kujdesi i mëtejshëm për vendet e asgjësimit si dhe veprimet e ndërmarra në cilësinë e tregtarit ose agjentit” (neni 3, pika 32), kurse “mbetja” është çdo substancë ose objekt, të cilin mbajtësi e hedh, ka ndërmend ta hedhë ose i kërkohet ta hedhë (neni 3, pika 31). Ligji mban shënimin se përmbajtja është e përafruar plotësisht me Direktivën 2008/98/KE  “Për mbetjet” të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian.
  2. Në datën 30.11.2011, një grup prej 16 nismëtarësh i janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me kërkesë për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm, për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, konkretisht, të nenit 22, pika 3 “Rrjeti i integruar i impianteve të trajtimit të mbetjeve”, që parashikon se: “Këshilli i Ministrave ndalon ose kufizon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim, kur ky operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se: a) një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve; b) importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të integruar të mbetjeve.” dhe të nenit 49 “Importi i mbetjeve jo të rrezikshme” që parashikon se “1. Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme apo mbetjet inerte, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3 të nenit 48 të këtij ligji. 2. Importimi i mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij ligji, është i mundur vetëm me autorizim të Këshillit të Ministrave. 3. Kërkesa për autorizimin e importit paraqitet në ministri. 4. Autorizimi i importit të mbetjeve jo të rrezikshme lëshohet vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi. 5. Këshilli i Ministrave, kur shqyrton kërkesën për importin e mbetjeve jo të rrezikshme, merr në konsideratë arsyet e importimit të këtyre mbetjeve. Kërkuesi i autorizimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme duhet të provojë se janë shfrytëzuar të gjitha mbetjet, sipas llojit dhe kodit, të kërkuar në vend. 6. Autorizimi për importin e mbetjeve jo të rrezikshme është i vlefshëm për një periudhë kohe deri një vit dhe i nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përcaktuara në rregulloret e miratuara në zbatim të këtij ligji, si dhe çdo kushti specifik që lidhet me rastin konkret. 7. Në autorizimin e importimit të mbetjeve përcaktohen: a) lloji i mbetjeve për importin e të cilave lëshohet; b) standardet që lidhen me ambalazhimin dhe etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre; c) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve. 8. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton listën e mbetjeve që lejohen të importohen dhe rregullat për zbatimin e këtij neni”.
  3. Brenda 90 ditëve nga depozitimi i kërkesës së grupit nismëtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka verifikuar nënshkrimet e mbi 50 000 zgjedhësve, saktësinë e dokumenteve të identifikimit si dhe rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur. KQZ-ja, ndonëse ka konstatuar parregullsi në nënshkrimet e zgjedhësve, ka rritur në përfundimin se numri i zgjedhësve që kanë nënshkruar për zhvillimin e referendumit mbetet përsëri mbi 50 000 zgjedhës, në përmbushje të kërkesës kushtetuese dhe ligjore. Me vendimin nr.10, datë 28.06.2012 “Për shqyrtimin e kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 ‘Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’” ka vendosur, midis të tjerash, pranimin e kërkesës së paraqitur nga grupi nismëtar, si në përputhje me nenet 129, pika 2 dhe 119, pika 6, të ligjit nr.9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

 

II

  1.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në datën 11.01.2013, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin, paraprakisht, të kushtetutshmërisë së kërkesës së grupit nismëtar për shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, bazuar në nenin 152, pika 1 e Kushtetutës dhe në nenin 129, pika 1 të Kodit Zgjedhor, i ndryshuar.
  2. Subjekti i interesuar, Grupi Nismëtar, në kërkesën për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm shfuqizues, drejtuar KQZ-së, si dhe në parashtrimet e paraqitura në seancën plenare përpara Gjykatës Kushtetuese, ka parashtruar se:

5.1         Ligji, nenet e të cilit kërkohen të shfuqizohen me referendum, nuk përfshihet në çështjet që ndalohen t’i nënshtrohen referendumit sipas pikave 2 dhe 3 të nenit 151 të Kushtetutës dhe, gjithashtu, është në përputhje me kërkesat ligjore të parashikuara në nenin 126, pika 3 dhe 5 dhe nenin 129, pika 2, të Kodit Zgjedhor. Çështja që do të shtrohet për referendum është formuluar qartë, në mënyrë të plotë dhe pa ekuivoke dhe zgjedhësit mund të përgjigjen me “Po” ose “Jo”.

5.2         Nenet objekt shfuqizimi parashikojnë mundësinë e importit të mbetjeve me qëllim asgjësimi, duke vënë në rrezik qëllimin e ligjit që është kufizimi i importit të mbetjeve për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të individëve dhe cilësinë e mjedisit.

5.3         Ligji është i vetëmjaftueshëm, pasi në rast shfuqizimi të nenit 49, i cili parashikon llojet e mbetjeve që lejohen të importohen, autoritetin e dhënies së autorizimit të importit dhe procedurat, nuk shkaktohen probleme për pjesën tjetër të tij, sepse ekzistojnë nene të tjera me parashikime të qarta ligjore dhe detyrime negative të shtetit. Konkretisht, neni 48 rregullon ndalimin e importit dhe të kalimit transit të mbetjeve të rrezikshme dhe ndalimin e mbetjeve jo të rrezikshme, për arsye ruajtjeje ose asgjësimi.

5.4         Nenet 48 dhe 49 të ligjit duhen parë në raport me parashikimet e Konventës së Bazelit, neni 4, pika 1/c dhe pika 7, sipas të cilave importi nuk mund të kryhet nëse shtetet e tjera nuk marrin pëlqimin me shkrim nga shteti shqiptar dhe nëse operatorët e importit nuk pajisen me autorizimin përkatës nga Këshilli i Ministrave. Këto rregullime konventore parashikohen edhe në pikat 1 deri në 7 të nenit 49.

5.5         Po ashtu, pika 1 e nenit 49 parashikon, përveç importit të mbetjeve jo të rrezikshme, edhe importin e mbetjeve inerte. Mungesa e lidhjes organike midis pikës 1 dhe neneve të tjera të ligjit, nuk krijon probleme në rast shfuqizimi. Kurse, pikat 2-8 të nenit, që parashikojnë modalitetet e administrimit të importit, mbeten pa asnjë funksion dhe, natyrshëm, duhet të hiqen nga ligji.

5.6         Edhe shfuqizimi i pikës 3 të nenit 22 nuk shkakton probleme për pjesën tjetër të ligjit, pasi, në rast të ndalimit të importit të mbetjeve, përmbajtja e saj mbetet pa funksion dhe pa zbatim. Po ashtu, përmbajtja e pikës 3 qëndron jashtë logjikës së problematikës së normës ku bën pjesë dhe, për më tepër, bie ndesh edhe me nenin 48, pika 3, pasi duke lejuar importin e mbetjeve jo të rrezikshme me qëllim asgjësimi, relativizon detyrimin negativ absolut të shtetit, duke i dhënë Këshillit të Ministrave diskrecion të pamerituar.

5.7         Procesi i incinerimit, që parashikon pika 3 e nenit 22, është asgjësim, për rrjedhojë, ky i fundit nuk mund të konsiderohet rikuperim. Mbetjet që i nënshtrohen operacionit të incinerimit me qëllim rikuperimi janë vetëm mbetjet bashkiake dhe jo ato të importuara, kurse impiantet e incinerimit duhet të kenë qëllim parësor prodhimin e energjisë dhe jo incinerimin e mbetjeve, pra asgjësimin e tyre. Edhe në rast rikuperimi, mbetjet do të ruhen përkohësisht në vende të caktuara, duke u shndërruar nga mbetje jo të rrezikshme në të rrezikshme, për shkak të kombinimeve fiziko-kimiko-biologjike për shkak të kushteve atmosferike dhe ndërveprimit me faktorë të tjerë.

  1. Subjekti i interesuar, Kuvendi i Shqipërisë, prapësoi në mënyrë të përmbledhur si vijon:

6.1     KQZ-ja nuk legjitimohet për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues, pasi vendimi nr.10, datë 28.06.2012, që e konsideron të rregullt kërkesën për referendum, është një akt absolutisht i pavlefshëm, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe nenet 126-130 të Kodit Zgjedhor. KQZ-ja, pas konstatimit, me përzgjedhje rastësore, të firmave të falsifikuara, kishte detyrimin ligjor të verifikonte të gjitha nënshkrimet e depozituara nga grupi nismëtar për zhvillimin e referendumit.

6.2     Kërkesa për zhvillimin e referendumit shfuqizues bie ndesh me ndalimet e parashikuara në nenin 151, pika 2 të Kushtetutës, pasi nenet objekt referendumi kufizojnë të drejta dhe liri themelore dhe, po ashtu, lidhen me buxhetin, taksat dhe detyrimet financiare të shtetit. Konkretisht, në rast të shfuqizimit të neneve të kundërshtuara, cenohet, padrejtësisht, dinjiteti njerëzor, si një prej vlerave themelore të organizimit të shtetit, cenohet liria ekonomike dhe parimi i ligjshmërisë dhe, po ashtu, e drejta për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, në referim të nenit 59/d të Kushtetutës. Gjithashtu, shfuqizimi i normave ligjore të kundërshtuara dhe, për rrjedhojë, ndalimi i importit të mbetjeve, pakëson të ardhurat që burojnë nga taksat dhe tatimet.

6.3     Shfuqizimi i neneve me referendum cenon kërkesën për vetëmjaftueshmëri të ligjit. Nenet 22, pika 3, dhe 49 të ligjit kanë lidhje logjike dhe në përmbajtje me njëra–tjetrën, për rrjedhojë, nuk duhet të lexohen dhe të interpretohen të shkëputura, pasi do të sillnin kuptim dhe zbatim të gabuar të ligjit. Kështu, nëse shfuqizohet neni 49, përmbajtja e ligjit cenohet, pasi nuk do të ekzistojë asnjë dispozitë ligjore për kufizimin e llojeve të mbetjeve që lejohen të importohen, për procedurat e importit dhe mbikëqyrjen e importeve të mbetjeve jo të rrezikshme për riciklim. Gjithashtu, përmbajtja e këtij neni është në përputhje me kërkesat që burojnë nga kuadri ligjor për mjedisin në Republikën e Shqipërisë dhe me objektivat specifikë për zbatimin e nenit 108 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), pasi ka transpozuar plotësisht Direktivën 2008/98/KE për mbetjet dhe, pjesërisht, Direktiva të tjera të BE-së.

6.4     Kërkesa nuk plotëson elementet e saktësisë dhe qartësisë, si detyrime që burojnë nga neni 126, pikat 4 dhe 6 i Kodit Zgjedhor. Formulimi i kërkesës pasqyron një raport shpërpjestimor midis mjetit të përdorur dhe qëllimit që synohet të arrihet dhe, po ashtu, një kontradiktë të plotë midis arsyeve të kërkesës, “ndalimi i importit pa kriter të mbetjeve”, dhe rezultatit ligjor, “lejimi i importit pa asnjë kusht dhe pengesë”.

6.5     Kërkesa për referendum shfuqizues cenon parimin e sigurisë juridike, pasi, duke shfuqizuar nenet e kundërshtuara, cenohet liria ekonomike. Një kufizim i tillë mund të vendoset vetëm me ligj, duke miratuar një tekst pozitiv dhe jo përmes teknikës së shfuqizimit të ligjit. 

  1. Subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave prapësoi në mënyrë të përmbledhur si vijon:

7.1     Ligji përqas plotësisht Direktivën 2008/98/KE të Bashkimit Evropian, dhe pjesërisht Rregulloren 1013/2006 për transferimin e mbetjeve dhe, po ashtu, është hartuar në zbatim të nenit 108 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

7.2     Ligji nuk e përmbush kriterin që pjesa e mbetur e tij të jetë e vetëmjaftueshme, në rast se nenet 22, pika 3, dhe 49 shfuqizohen me referendum. Kuadri ligjor, i cili do të mbetej i cunguar, do të lejonte importin e mbetjeve, por pa ofruar garancitë administrative dhe procedurale të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, që përbën edhe qëllimin e ligjit.

7.3     Po ashtu, kërkesa nuk plotëson kriterin e qartësisë, mungesës së ekuivokut dhe homogjenitetit, në kundërshtim me nenin 126, pika 5 të Kodit Zgjedhor. Nëse zgjedhësit do të shpreheshin pro shfuqizimit të neneve të propozuara, rezultati, pas referendumit, do të ishte i kundërt me synimin e grupit nismëtar për ndalimin tërësisht të importit, pasi importi jo vetëm do të liberalizohej, por mbetjet do të importoheshin në mungesë të garancive rregullatore.

7.4     Shfuqizimi i neneve objekt referendumi do të cenonte në mënyrë të tërthortë Kushtetutën, konkretisht nenin 59, pikat “d” dhe “dh”, si dhe detyrimet ndërkombëtare që burojnë nga neni 6 i MSA-së për përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së.

 

III

Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese

 

  1. Mbi legjitimimin e kërkuesit[1]
  1. Gjykata Kushtetuese (Gjykata), vlerëson, paraprakisht, të marrë në shqyrtim pretendimin e përfaqësuesit të subjektit të interesuar, Kuvendit të Shqipërisë, mbi moslegjitimimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues. Sipas përfaqësuesit të Kuvendit të Shqipërisë, KQZ-ja, pas konstatimit nga Instituti i Policisë Shkencore se rreth 70% e firmave të përzgjedhura rastësisht ishin të falsifikuara, kishte detyrimin ligjor të verifikonte të gjitha nënshkrimet e depozituara nga grupi nismëtar për zhvillimin e referendumit. Për rrjedhojë, për shkak të mospërmbushjes së këtij detyrimi, vendimi nr.10, datë 28.06.2012 i KQZ-së, që e konsideron të rregullt kërkesën për referendum, është një akt absolutisht i pavlefshëm, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe nenet 126-130 të Kodit Zgjedhor.
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Kushtetuta), në Pjesën e XI dhe XVII (nenet 150-152,177) parashikon llojet e referendumeve, subjektet që legjitimohen të kërkojnë zhvillimin e tyre dhe ndalimet kushtetuese në lidhje me to. Për sa i përket parimeve dhe procedurave për zhvillimin e referendumit si dhe vlefshmërisë së tij, Kushtetuta parashikon shprehimisht se ato parashikohen me ligj (neni 150, pika 3).
  3. Në përmbushje të këtij parashikimi kushtetues, parimet dhe procedurat mbi referendumet, janë parashikuar, fillimisht, nga ligji nr.9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, midis të tjerash, edhe me ligjin nr.10019, datë 29.12.2008. Ky i fundit, në nenin 185 përcakton se “dispozitat për referendumet (pjesa e IX e ligjit nr.9087/2003) si dhe çdo pjesë e dispozitave të tij që ka lidhje me të, mbetet në fuqi deri në miratimin e ligjit të ri për referendumet e përgjithshme dhe vendore. Administrimi i procesit të referendumeve dhe nxjerrja e rezultatit të tyre bëhen në përputhje me këtë Kod”.
  4. Në rastin konkret, Gjykata konstaton se në përputhje me kërkesat e nenit 126, pika 2 të Kodit Zgjedhor, kërkesa për fillimin e procedurave të referendumit për shfuqizimin e neneve 22, pika 3, dhe 49 të ligjit është paraqitur në KQZ nga një grup prej jo më pak se 12 nismëtarësh, të cilët janë zgjedhës të regjistruar ne Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve. KQZ-ja, bazuar në detyrimet që parashikon neni 128 i  Kodit Zgjedhor, ka verifikuar nënshkrimet në fletët-tip dhe saktësinë e dokumenteve identifikuese të zgjedhësve dhe, me vendim të arsyetuar nr.10, datë 28.06.2012, ka vendosur pranimin e kërkesës për zhvillimin e referendumit.
  5. Gjykata, nisur nga prapësimet e subjektit të interesuar, Kuvendit të Shqipërisë, mbi moslegjitimimin e kërkuesit, çmon se vendimi i KQZ-së, për pranimin e kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm shfuqizues, nuk i nënshtrohet vlerësimit nga Gjykata, por përbën mjetin për vënien në lëvizje të juridiksionit kushtetues për të shqyrtuar, paraprakisht, kushtetutshmërinë e kërkesës për referendum të përgjithshëm shfuqizues, të paraqitur nga grupi nismëtar në emër të mbi 50 mijë zgjedhësve.     
  6. Në vështrim të sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se plotësohen kërkesat për legjitimimin ratione personae të KQZ-së, pasi është subjekti të cilit Kodi Zgjedhor i njeh kompetencën për vënien në lëvizje të juridiksionit kushtetues për shqyrtimin, paraprakisht, të kushtetutshmërisë së kërkesës për referendum të përgjithshëm shfuqizues. Në lidhje me legjitimimin ratione materiae, pretendimet e kërkuesit janë prima facie në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, pasi ato përfshihen në rregullimin kushtetues të neneve 131/ë dhe 152/1, që parashikojnë se Gjykata Kushtetuese vendos për “kushtetutshmërinë e referendumeve” dhe “shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum”. Për sa i përket legjitimimit ratione temporis, kërkesa është paraqitur brenda afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, i ndryshuar.

 

  1. B.     Lidhur me kushtetutshmërinë e kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm shfuqizues të neneve 22, pika 3, dhe 49 të ligjit
  2. Kushtetuta, në nenin 150 parashikon të drejtën e popullit, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, për të kërkuar referendumin për shfuqizimin e një ligji. Në referim të nenit 152, pika 1, kushtetutshmëria e çështjeve të shtruara për referendum shqyrtohet, paraprakisht, nga Gjykata Kushtetuese, në një proces gjykimi kushtetues të posaçëm, i cili duhet të përfundojë brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës nga KQZ-ja.
  3.  Gjykata ka theksuar se referendumi është mjeti kushtetues që lidhet me nocionin e sovranitetit të popullit (neni 2/1 i Kushtetutës), që ushtrohet nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur prej tij ose në mënyrë të drejtpërdrejtë (neni 2/2). Çështja e përcaktimit të kushteve dhe rasteve në të cilat populli mund ta ushtrojë sovranitetin në mënyrë të drejtpërdrejtë, merr rëndësi themelore. Parimi i ushtrimit të sovranitetit nga populli nënkupton një koncept demokratik sipas kritereve të një demokracie përfaqësuese, që përmban edhe elemente që mundësojnë ushtrimin  direkt të demokracisë kushtetuese. Me këtë kuptohet që populli, të drejtën për të ushtruar funksion ligjvënës, normalisht, nuk e ushtron vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur prej tij (shih vendimin nr.31, datë 19.11.2003 të Gjykatës Kushtetuese).
  4. Sovraniteti i popullit, i vendosur në kuadrin e një sistemi kushtetues e ligjor, nuk mund të ngatërrohet me pushtetin themelor dhe kërkesa për të ndjekur disa procedura të veçanta, gjatë ushtrimit të tij, është tërësisht në përputhje me sovranitetin popullor. Kushtetuta, në mënyrë të qartë, e ka lidhur ushtrimin e sovranitetit popullor me rregulla të veçanta. Është e vërtetë se në përputhje me nenin 2, pika 1, të Kushtetutës “sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i takon popullit”. Por, ky deklarim nuk nënkupton ushtrimin e sovranitetit nga populli në mënyrë të pakushtëzuar. Çdo nen i Kushtetutës duhet të interpretohet në kontekstin e Kushtetutës si një e tërë dhe jo i izoluar (shih vendimin nr.25, datë 24.07.2009 të Gjykatës Kushtetuese).
  5. Instrumentet e demokracisë direkte konsiderohen jo si pushtet konkurrues i organeve përfaqësuese, por si instrumente që mundësojnë mënjanimin e mungesës së veprimit nga ana e përfaqësuesve, ose balancimin e kësaj mungese. Ato nuk mundësojnë bërjen e ligjeve, funksion i cili i është ngarkuar ekskluzivisht ligjvënësit. Në këtë mënyrë, referendumi paraqitet si mjet për integrimin dhe stimulimin e procesit ligjvënës në parlament, në rastet kur nuk gjen zbatim parimi i përputhjes së vullnetit të shumicës parlamentare me shumicën e popullit në një çështje konkrete. Pra, bëhet fjalë për një instrument që mundëson transmetimin e mendimit të zgjedhësve në drejtim të instancave politike (shih vendimin nr.31, datë 19.11.2003 të Gjykatës Kushtetuese).
  6. Kushtetuta, si ligji themelor i shtetit, i detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese, duke i dhënë, në këtë mënyrë, jetë parimit të rëndësishëm të kushtetutshmërisë funksionale. Normat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur vetë Kushtetuta parashikon ndryshe. Ky parim themelor sanksionohet në nenin 4, pika 3 të Kushtetutës, dhe nënkupton se kur rregulli kushtetues parashikohet shprehimisht, ai nuk mund të mënjanohet dhe as të tejkalohet, por duhet të zbatohet drejtpërsëdrejti (shih vendimin nr.29, datë 09.11.2005 të Gjykatës Kushtetuese).
  7. Kushtetuta, në nenin 152, pika 1, evidenton elementët përcaktues të kufijve të shqyrtimit të kushtetutshmërisë së kontrollit të çështjes së shtruar për referendum. Shqyrtimi i kushtetutshmërisë kërkon domosdoshmërisht vlerësimin nëse, në rastin në shqyrtim, janë të pranishme ndalime të atij lloji që parashikon neni 151, paragrafi 2 i Kushtetutës, konkretisht, nëse ligji (ose nene të tij) i kërkuar për t’u hedhur në referendum me qëllim shfuqizimi, është nga ajo kategori ligjesh, për të cilat Kushtetuta nuk lejon, shprehimisht ose në mënyrë të nënkuptuar, ndërmarrjen e një procedure të tillë referendare. Gjykata, në referim të përmbajtjes së nenit 151, pika 2, konstaton se lista e çështjeve, të cilat nuk mund të shtrohen për referendum të përgjithshëm shfuqizues, kufizohet në ato që lidhen me tërësinë territoriale të RSH-së, me kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë.
  8. Gjykata rithekson se çdo dispozitë e Kushtetutës duhet të interpretohet në mënyrë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese. Kjo, për arsye se të gjitha normat dhe parimet kushtetuese formojnë një sistem harmonik. Natyra e Kushtetutës, koncepti i kushtetutshmërisë, nënkupton që Kushtetuta nuk mund të ketë kontradikta të brendshme. Për pasojë, asnjë dispozitë e Kushtetutës nuk mund të nxirret jashtë kontekstit të saj dhe të interpretohet më vete (shih vendimin nr.25, datë 24.07.2009 të Gjykatës Kushtetuese). Në këtë kuptim, në referim të jurisprudencës kushtetuese, mund të identifikohen edhe ndalime të nënkuptuara, ose, e thënë ndryshe, ekzistenca e kërkesave të tjera kushtetuese të lidhura me ato të nenit 151 të Kushtetutës, të cilat preken nga ligji (nenet) objekt referendumi.
  9.  Në rastin konkret, Gjykata konstaton se nga analiza e përmbajtjes së ligjit nenet e të cilit kërkohen të shfuqizohen me referendum, rezulton se nene të veçanta të tij bëjnë referencë të drejtpërdrejtë në norma me hierarki të ndryshme normative, si në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, “Për lejet e mjedisit”, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në RSH”, “Për koncesionet”, “Për kundërvajtjet administrative”; në Vendimet e Këshillit të Ministrave: nr. 538, datë 26.5.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga/apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”; nr.99, datë 18.2.2005 “Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të mbetjeve”; nr.798, datë 29.9.2010 “Për miratimin e rregullores ‘Për administrimin e mbetjeve spitalore’”; nr.806, datë 4.12.2003 “Për miratimin e rregullave e procedurave për importimin e mbetjeve me qëllim përdorimi, përpunimi e riciklimi”; në Rregulloren nr.1, datë 30.3.2007, të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit “Për trajtimin e mbetjeve nga ndërtimi dhe shkatërrimet, që nga krijimi dhe transporti i tyre për asgjësim’; në Udhëzimin nr.6, datë 27.11.2007 të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave “Për miratimin e rregullave, përmbajtjes dhe afateve për përgatitjen e planeve të administrimit të mbetjeve të ngurta’;  në Rregulloren nr.4, datë 15.10.2003 të Ministrit të Mjedisit “Për kërkimin, shqyrtimin dhe miratimin e lejeve të eksportimit dhe të transitimit të mbetjeve”, apo në “Marrëveshjen Evropiane për Transportimin Ndërkombëtar të Mallrave të Rrezikshme”.
  10. Në vështrim të sa më sipër, Gjykata vlerëson se ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe nenet 22, pika 3, dhe 49 objekt referendumi, nuk i përkasin ndonjërës prej kategorive të ligjeve për të cilat ndalimi për t’iu nënshtruar referendumit është absolut dhe as ndalimeve të nënkuptuara, të cilat mund të shërbenin si arsye bindëse për të vlerësuar se ekziston lidhje e drejtpërdrejtë me to.
  11. Në këtë kuptim, Gjykata i vlerëson si të pabazuara prapësimet e subjektit të interesuar, Kuvendit të Shqipërisë, se nenet objekt referendumi kufizojnë të drejta dhe liri themelore (dinjitetin njerëzor, lirinë ekonomike), lidhen me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit dhe cenojnë parimin e i ligjshmërisë.
  12. Subjektet e interesuara, Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, kanë prapësuar se, në rast shfuqizimi me referendum të neneve 22, pika 3, dhe 49, ligji nuk plotëson kriterin e vetëmjaftueshmërisë, në referim të nenit 126, pika 3 të Kodit Zgjedhor. Sipas tyre, kuadri ligjor, i cili do të mbetej i cunguar, do të lejonte importin e mbetjeve, por pa ofruar garancitë administrative dhe procedurale të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, që përbën edhe qëllimin e ligjit.
  13. Gjykata, duke i vlerësuar edhe këto pretendime nën dritën e parashikimeve kushtetuese që përcaktojnë kufijtë e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së çështjes së shtruar për referendum të përgjithshëm shfuqizues, parashikuar nga neni 151, pika 2 e Kushtetutës, arrin në përfundimin se argumentet e parashtruara nga përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, në mbështetje të prapësimeve lidhur me mungesën e vetëmjaftueshmërisë së ligjit pas shfuqizimit të neneve 22, pika 3, dhe 49, nuk janë bindëse për të provuar cenimin e ndalimeve kushtetuese.
  14. Po ashtu, përfaqësuesi i subjektit të interesuar, Këshillit të Ministrave, ka pretenduar se shfuqizimi i neneve 22, pika 3, dhe 49 të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare që burojnë nga neni 6 i MSA-së për përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, konkretisht me Direktivën 2008/98/KE të Bashkimit Evropian, Rregulloren 1013/2006 “Për transferimin e mbetjeve” dhe  me kërkesat e nenit 108 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
  15. Nisur nga natyra dhe karakteristikat e gjykimit kushtetues konkret, Gjykata vlerëson se objekt i tij është shqyrtimi, paraprakisht, i kushtetutshmërisë së kërkesës për referendum të përgjithshëm shfuqizues dhe jo pajtueshmëria e neneve, objekt i referendumit, me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara.
  16. Për sa i përket kërkesës së parashikuar nga neni 151, pika 3 e Kushtetutës, Gjykata konstaton se kërkesa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së çështjes së shtruar për referendum nuk është paraqitur më parë në harkun kohor të tri viteve, për rrjedhojë, nuk ekziston ndonjë pengesë e karakterit kohor në këtë drejtim.
  17. Në përfundim të analizës së mësipërme, Gjykata vlerëson se në përmbajtjen e kërkesës nuk konstatohen pengesa kushtetuese.

 

PËR KËTO ARSYE,

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 150, paragrafi 1, 151, paragrafët 2 dhe 3 dhe 152, paragrafi 1 i Kushtetutës, me shumicë votash,

 

V E N D O S I:

–            Pranimin e kërkesës.

–            Deklarimin si të pajtueshme me Kushtetutën të kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

–            Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.


 

MENDIM PAKICE

  1. Jam dakord me arsyetimin e shumicës, lidhur me mungesën e ndalimeve kushtetuese të parashikuara nga neni 151, pika 2 e Kushtetutës, por ndaj mendim të ndryshëm në lidhje me elementet përcaktuese të kufijve të shqyrtimit, paraprakisht, të kushtetutshmërisë së kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm, për shfuqizimin e neneve 22, pika 3, dhe 49 të ligjit “Mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
  2. Llojet e referendumeve, subjektet që legjitimohen të kërkojnë zhvillimin e tyre, ndalimet kushtetuese në lidhje me to, parashikohen shprehimisht në Pjesën e XI dhe XVII të Kushtetutës (nenet 150-152, 177). Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj (neni 150, pika 3), konkretisht ligji nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor”, i cili në nenin 185, përcakton se “dispozitat për referendumet (pjesa e IX e ligjit nr.9087/2003) si dhe çdo pjesë e dispozitave të tij që ka lidhje me të, mbetet në fuqi deri në miratimin e ligjit të ri për referendumet e përgjithshme dhe vendore. Administrimi i procesit të referendumeve dhe nxjerrja e rezultatit të tyre bëhen në përputhje me këtë Kod”.
  3. Në jurisprudencën kushtetuese referendumi është përkufizuar si një mjet kushtetues që lidhet me nocionin e sovranitetit të popullit (neni 2/1 i Kushtetutës), që ushtrohet nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur prej tij ose në mënyrë të drejtpërdrejtë (neni 2/2). Thelbi i këtij instituti të demokracisë konsiston në dy kritere kryesore: së pari në përkufizimin e pushtetit sovran të popullit, suprema potestas, dhe rëndësinë ligjore të akteve të miratuara në procesin e zbatimit të demokracisë së drejtpërdrejtë. Po ashtu, referendumi paraqitet si mjet për integrimin dhe stimulimin e procesit ligjvënës në parlament, në rastet kur nuk gjen zbatim parimi i përputhjes së vullnetit të shumicës parlamentare me shumicën e popullit në një çështje konkrete. Pra, bëhet fjalë për një instrument që mundëson transmetimin e mendimit të zgjedhësve në drejtim të instancave politike (shih vendimin nr.31, datë 19.11.2003 të Gjykatës Kushtetuese).
  4. Liria e nxitësve të kërkesave për zhvillimin e referendumit dhe liria e votuesve për vlerësimin e një kërkese të tillë janë dy çështje të ndryshme dhe, për rrjedhojë, ato nuk duhet të ngatërrohen, pasi është e vërtetë se dorëzimi i kërkesave përbën burimin e nevojshëm për të filluar procesin referendar, por është po kaq i vërtetë edhe fakti se sovraniteti i popullit nuk ka të bëjë me sovranitetin e nxitësit dhe se populli duhet të jetë i garantuar në ushtrimin e pushtetit të tij sovran. Referendumi shfuqizues, si një mjet thelbësor i demokracisë së drejtpërdrejtë, nuk mund të shndërrohet në një instrument të shtrembëruar të demokracisë përfaqësuese (shih vendimin nr.16/1978 të Gjykatës Kushtetuese Italiane).
  5. Në këtë kuptim, çështja e përcaktimit të kushteve dhe kritereve, të cilat duhet të respektohen nga populli për ta ushtruar sovranitetin në mënyrë të drejtpërdrejtë, merr rëndësi themelore kushtetuese. Kontrolli gjyqësor i objektit/kërkesës së referendumit, i cili i është ngarkuar, kryesisht, organeve kushtetuese të pavarura, si Gjykata Kushtetuese, tradicionalisht, është përqendruar në vlerësimin e dy elementeve: së pari, vlefshmëria formale e çështjes së shtruar për referendum, e cila vlerësohet nën dritën e qartësisë dhe njëtrajtshmërisë së pyetjes/objektit (p.sh. në SHBA, Zvicër ose Itali), që përbën edhe kërkesën minimale të referendumeve dhe, së dyti, vlefshmëria materiale e çështjes, e cila lidhet, para së gjithash, me vlerësimin e fushave të cilat janë objekt referendumi, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë lidhje edhe me pajtueshmërinë e propozimit për referendum me status quo-në, në disa fusha të caktuara, të legjislacionit më të lartë në hierarki si Kushtetuta, ose katalogu i të drejtave, etj (shih “The Oxford Book of Comparative Constitutional Law”, 2012, fq. 522-523).
  6. Edhe Kodi i Praktikave të Mira për Referendumet i Komisionit të Venecias, të Këshillit të Evropës, (shih CDL-AD(2007)008rev, datë 21.01.2009), për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore, veçanërisht të së drejtës për të votuar, përcakton tërësinë e rregullave dhe parimeve që duhen respektuar gjatë proceseve referendare nga të gjitha subjektet e interesuara dhe pjesëmarrëse në këtë proces. Nën dritën e këtyre standardeve theksohet se, pavarësisht nga forma në të cilën paraqitet kërkesa për referendum, nga pikëpamja e vlefshmërisë formale ajo duhet të plotësojë parime që lidhen me: Unitetin e formës: kërkesa nuk mund të jetë kombinim i formave të ndryshme (p.sh.: formulim me terma konkrete, formulim me terma të përgjithshme, ose propozim në parim); Unitetin e përmbajtjes: me përjashtim të rasteve kur kërkesa ka të bëjë me rishikimin e të gjithë ligjit, në rastet e tjera duhet të ekzistojë një lidhje e natyrshme midis pjesëve të ndryshme të kërkesës/pyetjes të shtruar për votim, me qëllim garantimin e të drejtës së votës (nuk duhet të ekzistojë pritshmëria që votuesi të pranojë ose rrëzojë, në tërësi, dispozita pa lidhje midis tyre). Ky parim është shprehje e lirisë së votës; Unitetin e nivelit hierarkik: e njëjta pyetje nuk mund të shtrohet, njëkohësisht, për ligje të niveleve të ndryshme hierarkike (p.sh. për Kushtetutën dhe legjislacionin që del në bazë dhe zbatim të saj); Pyetje të qarta dhe jo orientuese: liria e votës nënkupton që “pyetja që i paraqitet elektoratit duhet të jetë e qartë (jo e panjohur dhe as me disa kuptime); ajo nuk duhet të çojë në keqkuptime; nuk duhet të sugjerojë një përgjigje tjetër; zgjedhësit duhet të jenë të informuar për pasojat e referendumit; duhet të përgjigjen me “po” ose “jo”, ose me votë boshe. Këto parime, të cilat sanksionohen shprehimisht nga disa legjislacione kombëtare, duhet të konsiderohen universale. Për sa i përket vlefshmërisë materiale të tekstit që shtrohet për referendum, ai duhet të jetë në përputhje me të gjitha ligjet superiore (parimi i hierarkisë së normave) dhe jo në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare ose parimet statutore të Këshillit të Evropës si demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës.
  7. Nisur nga sa më sipër, mendoj se shumica në vendim ka vlerësuar vetëm ndalimet kushtetuese të parashikuara në nenin 151, pika 2, të cilat përkojnë me vlerësimin e elementeve të vlefshmërisë materiale të kërkesës për referendum. Kriteret ndaluese si tërësia territoriale, të drejtat e njeriut, çështjet e buxhetit, etj, në përmbajtjen e tyre shprehin fusha për të cilat Kushtetuta ka përcaktuar shprehimisht ndalimin absolut për zhvillimin e referendumit shfuqizues. Janë pikërisht këto fusha që përcaktojnë kufijtë e kontrollit kushtetues, në kuptim të vlefshmërisë materiale të kërkesës.
  8. Arsyetimi i shumicës bie ndesh me vendimmarrjen e mëparshme të kësaj Gjykate, në të cilën ajo është shprehur se shqyrtimi i kushtetutshmërisë së kërkesës për referendum kërkon verifikimin dhe vlerësimin, paraprakisht, nga Gjykata të dy çështjeve: së pari, nëse, në rastin në shqyrtim, janë të pranishme ndalime të atij lloji që parashikon neni 152, paragrafi 2 i Kushtetutës. Konkretisht, Gjykata vlerëson nëse ligji i kërkuar për t’u hedhur në referendum me qëllim shfuqizimi, është nga ajo kategori ligjesh, për të cilat Kushtetuta nuk lejon, shprehimisht ose në mënyrë të nënkuptuar, ndërmarrjen e një procedure të tillë referendare. Së dyti, nëse pjesa tjetër e ligjit është e vetëmjaftueshme në rast se shfuqizohen normat ligjore objekt i kërkesës për referendum shfuqizues, në vështrim të kufizimit që imponon neni 126, pika 3 e Kodit Zgjedhor. Madje, Gjykata ka vlerësuar se ky ndalim i parashikuar në Kodin Zgjedhor është në harmoni me parimin kushtetues të demokracisë përfaqësuese. Në këtë aspekt, nëqoftëse pas shfuqizimit me referendum, pjesa e mbetur e ligjit nuk do të ishte e vetëmjaftueshme, atëherë do të krijohej vakuum ligjor, situatë kjo që e detyron ligjvënësin që edhe kundër dëshirës së tij, të plotësojë këtë vakuum. Kjo situatë, nëqoftëse do të përsëritej shpesh, do të cenonte parimin themelor të demokracisë parlamentare. Në qoftë se ligjvënësi nuk reagon në përgjigje të vakuumit legjislativ, atëherë sistemi kushtetues nuk ofron ndonjë mjet efektiv, dhe kjo situatë mund të çonte në një krizë në sistemin e demokracisë përfaqësuese. Gjykata ka vlerësuar, gjithashtu, se me ndalimin e mësipërm, ligjvënësi ka pasur për qëllim shmangien e vakuumeve legjislative, që është në mbrojtje të një parimi të rëndësishëm të shtetit të së drejtës, dhe pikërisht të parimit të sigurisë juridike. Kushti që pjesa e mbetur e ligjit, në rast të një referendumi shfuqizues, të jetë e vetëmjaftueshme, i shërben qëndrueshmërisë së sistemit juridik (shih vendimin nr.31, datë 19.11.2003 të Gjykatës Kushtetuese).
  9. Në vlerësimin tim, shumica duhet të kishte vlerësuar, paraprakisht, edhe elementet e vlefshmërisë formale që imponon ky lloj gjykimi, konkretisht, kërkesat për vetëmjaftueshmërinë e ligjit, pas shfuqizimit të normave objekt referendumi, dhe qartësinë e kërkesës. Kufijtë e kontrollit të kërkesës imponohen jo vetëm nga kuadri kushtetues – ligjor, por dhe nga praktikat më të mira mbi çështjet referendare.
  10. Në lidhje me vetëmjaftueshmërinë e pjesës së mbetur të ligjit, pas shfuqizimit të neneve 22, pika 3, dhe 49 të tij, shumica arsyeton se “Gjykata, duke i vlerësuar edhe këto pretendime nën dritën e parashikimeve kushtetuese që përcaktojnë kufijtë e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së çështjes së shtruar për referendum të përgjithshëm shfuqizues, parashikuar nga neni 151, pika 2 e Kushtetutës, arrin në përfundimin se argumentet e parashtruara nga përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, në mbështetje të prapësimeve lidhur me mungesën e vetëmjaftueshmërisë së ligjit pas shfuqizimit të neneve 22, pika 3, dhe 49, nuk janë bindëse për të provuar cenimin e ndalimeve kushtetuese.” (shih prg. 25).
  11. Mendoj se vlerësimi i kërkesës për vetëmjaftueshmëri të ligjit (element i vlefshmërisë formale) nën dritën e ndalimeve kushtetuese (kërkesat e nenit 151, pika 2 të Kushtetutës – element i vlefshmërisë materiale) është sa i pamundur, aq dhe i gabuar. Elementet e vlefshmërisë formale nuk mund të kontrollohen përmes referimit në elemente të vlefshmërisë materiale, pasi të parat duhet të plotësojnë kërkesa që kanë të bëjnë me unitetin e formës, të përmbajtjes, qartësisë së kërkesës, etj, kurse të dytat kanë të bëjnë me fusha të caktuara, për të cilat ndalohet (shprehimisht ose në mënyrë të nënkuptuar) zhvillimi i referendumit.
  12. Kërkesa për referendum është një akt i privuar nga motivet, pasi objektivi i nënshkruesve nuk buron nga deklarimi i qëllimit të tyre, por vetëm nga qëllimi i përfshirë në pyetjen që i shtrohet referendumit, pra, nga qëllimi objektivisht i arritshëm që rezulton nga lidhja midis normave të paraqitura për shfuqizimin përmes referendumit dhe atyre që do të rezultojnë pas shfuqizimit. Me fjalë të tjera, pyetja e shtruar për referendum kontrollohet mbi bazën e formulimit të saj dhe nga ndikimi i referendumit mbi kuadrin normativ në fjalë (shih vendimin nr.25/2011 të Gjykatës Kushtetuese Italiane). Prania e kërkesave në lidhje me formulimin e pyetjes së referendumit si njëtrajtshmëria, qartësia dhe thjeshtësia, karakteri unik, plotësia, qëndrueshmëria, përshtatshmëria, marrin rëndësi thelbësore. Vlerësimi i përshtatshmërisë, mjaftueshmërisë dhe qartësisë së pyetjes së shtruar për shfuqizim me referendum, është i nevojshëm për të identifikuar: a)  qëllimin që synohet të arrihet; b) rregullimin që vjen më pas; c) për të krahasuar rezultatet që burojnë në plotësim të dy pikave të para (shih vendimet nr.26/1981; nr.45/2005; nr.16/2008 të Gjykatës Kushtetuese Italiane).
  13. Në vështrim të sa më sipër, mendoj se për çështjet për të cilat nuk ka ndalesa kushtetuese, në kuptim të nenit 151, pika 2 e Kushtetutës, siç është dhe rasti në gjykim, është i domosdoshëm vlerësimi edhe i elementeve të vlefshmërisë formale, në funksion të garantimit të së drejtës së votës të zgjedhësve. Si në aspektin doktrinal ashtu dhe atë jurisprudencial, këto vlerësime, edhe pse përkufizohen si autonome, të pavarura dhe qartësisht të dallueshme nga njëra–tjetra, janë kërkesa kumulative për kontrollin, paraprakisht, të kushtetutshmërisë së kërkesës për referendum.
  14. Shumica, me të drejtë, i referohet një parimi të rëndësishëm të elaboruar në jurisprudencën kushtetuese, atij të kushtetutshmërisë, sipas të cilit Kushtetuta nuk mund të ketë kontradikta të brendshme, se çdo dispozitë e saj duhet të interpretohet në mënyrë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, për arsye se të gjitha normat dhe parimet kushtetuese formojnë një sistem harmonik. Për pasojë, asnjë dispozitë e Kushtetutës nuk mund të nxirret jashtë kontekstit të saj dhe të interpretohet më vete (shih prg.20). Por, arsyetimi i shumicës jo vetëm nuk respekton natyrën harmonike të Kushtetutës, por devijon dukshëm nga kërkesat kushtetuese, ligjore dhe, akoma më shumë, standardet evropiane mbi shqyrtimin, ex ante, të kushtetutshmërisë së kërkesës për referendum të përgjithshëm shfuqizues si dhe nga jurisprudenca e mëparshme kushtetuese. Ndryshe nga rastet e mëparshme të vendimmarrjes kushtetuese ku shkaqet dhe arsyet e ndryshimit të praktikës janë arsyetuar, në rastin konkret mungojnë tërësisht argumentet në këtë drejtim.
  15. Duke iu kthyer çështjes konkrete, konstatohet se grupi nismëtar u ka shtruar zgjedhësve për votim pyetjen: “A duhet shfuqizuar neni 22, pika 3, dhe neni 49 i ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve ?””. Sipas argumenteve të parashtruara në kërkesë dhe gjatë gjykimit, grupi nismëtar synon që përmes iniciativës referendare të ndalojë plotësisht importin e mbetjeve jo të rrezikshme. Në rast se kuorumi i kërkuar i votuesve do të votonte pro shfuqizimit të neneve 22, pika 3, dhe 49 të ligjit, atëherë rezultati i pritshëm prej tyre duhet të ishte ndalimi i importit të çdo lloj mbetjeje. Mendoj se mënyra e formulimit të pyetjes, edhe në eventualitetin e shfuqizimit të normave ligjore objekt referendumi, nuk sjell rezultatin e pritshëm. Së pari, neni 48 i ligjit përcakton në mënyrë të shprehur se kategoritë e mbetjeve që ndalohen të importohen dhe të kalojnë tranzit janë ato të rrezikshme, kurse për mbetjet jo të rrezikshme importi ndalohet kur ato janë të destinuara për qëllime ruajtjeje ose asgjësimi. Formulimi i kësaj norme ligjore evidenton në mënyrë shteruese rastet e ndalimit të importit të mbetjeve, duke mos përcaktuar ndalimin e importit për mbetjet jo të rrezikshme kur destinacioni i tyre është i ndryshëm nga ruajtja ose asgjësimi. Së dyti, në referim të përmbajtjes së ligjit, konkretisht nenit 62 “Kundërvajtjet dhe sanksionet”, pikat 51-52 prezumojnë importin e mbetjeve jo të rrezikshme pa autorizim, dhe vetëm për mungesën e autorizimit e përkufizojnë këtë veprim si kundërvajtje penale, duke parashikuar gjobë.  Së treti, ligji, në nenin 68 me titull “Vazhdimi i efekteve të disa akteve ligjore”, në pikën “d” parashikon, midis të tjerash, se VKM-ja nr.806, datë 4.12.2003 “Për miratimin e procedurave për importin e mbetjeve me qëllim përdorimin, përpunimin e riciklimin” mbetet në fuqi deri në shfuqizimin me akte të veçanta. Në pikën 3 të këtij vendimi parashikohet se miratimi për importin e mbetjeve jepet nga Këshilli i Ministrave (KM) duke përcaktuar llojin dhe sasinë dhe afatet e importimit. Kurse në pikën 7 vendimi parashikon se kur KM nuk e miraton kërkesën, atëherë kërkuesi, brenda 30 ditëve, mund të ankohet në gjykatë.
  16. Në vështrim të sa më sipër, edhe pse votuesit do të votojnë për ndalimin tërësisht të importit të mbetjeve, pjesa e mbetur e normave ligjore duket se do të lejojë sërish importin e tyre. Në përfundim, mendoj se mënyra e formulimit të pyetjes do të deformojë vullnetin e zgjedhësve të shprehur përmes votës, duke cenuar, në këtë mënyrë, një të drejtë themelore që duhet, para së gjithash, të garantohet nga iniciativat referendare shfuqizuese.

 

Anëtare: Vitore Tusha

 


 

MENDIM PAKICE

(Lidhur me legjitimimin ratione materiae të kërkuesit)

 

  1. Për arsye se nuk ndaj të njëjtin qëndrim me shumicën, vetëm në lidhje me çështjen e legjitimimit ratione materiae të kërkuesit, e çmoj me vend të shprehem me mendim pakice. Ndërkohë, i ndërgjegjshëm për rëndësinë e vendimmarrjes së Gjykatës, në respekt edhe të jurisprudencës së mëparshme të saj (shih vendimin nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese) si dhe për shkaqet që do të sqarohen më poshtë (shih paragrafin 16 të këtij mendimi), kam vlerësuar t’i bashkohem shumicës në votimin mbi themelin e kërkesës për referendum.
  2. Shumica ka arritur në përfundimin se plotësohen kërkesat për legjitimimin ratione personae të KQZ-së, pasi është subjekti të cilit Kodi Zgjedhor i njeh kompetencën për vënien në lëvizje të juridiksionit kushtetues për shqyrtimin, paraprakisht, të kushtetutshmërisë së kërkesës për referendum të përgjithshëm shfuqizues. Gjithashtu, sipas shumicës, lidhur me legjitimimin ratione materiae, pretendimet e kërkuesit janë prima facie në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, pasi ato përfshihen në rregullimin kushtetues të neneve 131/ë dhe 152/1, që parashikojnë se Gjykata Kushtetuese vendos për “kushtetutshmërinë e referendumeve” dhe “shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum”.
  3. Në vështrim të sa më sipër, çmoj se shumica ka vlerësuar vetëm prima facie legjitimimin ratione materiae të kërkuesit, pa u ndalur në analizën e mënyrës së formulimit të dispozitave kushtetuese që përcaktojnë të drejtën e popullit për referendum shfuqizues, edhe pse ajo (shumica) u është referuar pikërisht këtyre parashikimeve kushtetuese në vlerësimin e kufijve të shqyrtimit të pranueshmërisë/kushtetutshmërisë së çështjes së shtruar për referendum. Në ndryshim nga shumica, vlerësoj se në rastin konkret kërkuesi nuk legjitimohet ratione materiae për t’iu drejtuar kësaj Gjykate, për arsyet e mëposhtme.
  4. Nenet 150-152 të Kushtetutës parashikojnë, respektivisht, subjektet që legjitimohen të kërkojnë zhvillimin e referendumit të përgjithshëm, ndalimet kushtetuese në lidhje me të dhe kufijtë e shqyrtimit, nga ana e kësaj Gjykate, të kushtetutshmërisë së çështjeve të shtruara për referendum. Konkretisht, iniciativa popullore për zhvillimin e referendumit është e sanksionuar shprehimisht në nenin 150/1 të Kushtetutës, i cili parashikon të drejtën e popullit, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, për të kërkuar referendumin për “shfuqizimin e një ligji”. Ndalimet kushtetuese janë të parashikuara nga neni 151/2 i Kushtetutës, ndërsa në referim të nenit 152/1 të Kushtetutës, kushtetutshmëria e çështjeve të shtruara për referendum sipas neneve 150/1/2 dhe 151/2/3, shqyrtohet, paraprakisht, nga kjo Gjykatë, në një proces gjykimi kushtetues të posaçëm.
  5. Përveç dispozitave të lartpërmendura, instituti i referendumit, në zbatim të nenit 150/3 të Kushtetutës, është i rregulluar edhe nga ligji nr.9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, neni 126/1 i të cilit, në përputhje me nenin 150/1 të Kushtetutës, përcakton të drejtën e 50 mijë zgjedhësve, të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve, për referendum të përgjithshëm për “shfuqizimin e një ligji”, ndërsa në paragrafët 3 dhe 4 të po këtij neni, flitet edhe për shfuqizimin e “një pjese të ligjit” dhe parashikohen kriteret përkatëse për pranimin e kërkesës për referendum.
  6. Nga një krahasim i dispozitave të lartpërmendura mund të konstatohet lehtë një “përplasje” midis nenit 150/1 të Kushtetutës, i cili përcakton të drejtën e referendumit të përgjithshëm për “shfuqizimin e një ligji” dhe nenit 126/3/4 të Kodit Zgjedhor, që parashikon jo vetëm të drejtën e shfuqizimit, nëpërmjet referendumit, të një ligji, por edhe të “një pjese të tij (ligjit)”.[2]
  7. Kjo Gjykatë, në jurisprudencën e saj, është shprehur tashmë se respektimi i hierarkisë së akteve normative është një detyrim që rrjedh nga parimi i shtetit të së drejtës dhe i koherencës në sistemin ligjor (shih vendimin nr.02, datë 03.02.2010 të Gjykatës Kushtetuese). Për rrjedhojë, në rastet e konflikteve ndërmjet normave me fuqi të ndryshme juridike, norma me fuqi më të lartë ka epërsi në raport me normën tjetër (lex superior derogat inferiori). Po ashtu, Gjykata ka theksuar se Kushtetuta, si ligji themelor i shtetit, i detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese, duke i dhënë, në këtë mënyrë, jetë parimit të rëndësishëm të kushtetutshmërisë funksionale. Normat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur vetë Kushtetuta parashikon ndryshe. Ky parim themelor sanksionohet në nenin 4/3 të Kushtetutës, dhe nënkupton se kur rregulli kushtetues parashikohet shprehimisht, ai nuk mund të mënjanohet dhe as të tejkalohet, por duhet të zbatohet drejtpërsëdrejti (shih vendimin nr.29, datë 09.11.2005 të Gjykatës Kushtetuese).
  8. Në të njëjtën linjë arsyetimi, edhe sovraniteti i popullit, i vendosur në kuadrin e një sistemi kushtetues e ligjor, nuk mund të ngatërrohet me pushtetin themelor, dhe kërkesa për të ndjekur disa procedura të veçanta gjatë ushtrimit të tij është tërësisht në përputhje me sovranitetin popullor. Kushtetuta, në mënyrë të qartë, e ka lidhur ushtrimin e sovranitetit popullor me rregulla të veçanta (shih vendimin nr.25, datë 24.07.2009 të Gjykatës Kushtetuese). Nisur nga sa më lart, në rastin konkret, vlerësoj se legjitimimi i kërkuesit duhet përcaktuar vetëm sipas parashikimit të nenit 150/1 të Kushtetutës, që i atribuon 50 mijë zgjedhësve të drejtën e referendumit për shfuqizimin e gjithë ligjit dhe jo të një pjese të tij.
  9. Duke shkuar më tej, edhe nga interpretimi literal i nenit 150/1 të Kushtetutës, pra nga kuptimi leksikologjik i tij, arrijmë në të njëjtin rezultat: ushtrimi i drejtpërdrejtë i sovranitetit të popullit nëpërmjet votimit, pra e drejta e tij e referendumit ka të bëjë vetëm me shfuqizimin e një ligji. Kushtetuta nuk përmend edhe të drejtën e 50 mijë zgjedhësve për të kërkuar shfuqizimin e pjesëve të veçanta të tij (ligjit). Jam i mendimit se teksti i dispozitës kushtetuese, “shfuqizimin e një ligji”, është i qartë dhe shpreh saktësisht vullnetin e kushtetutëbërësit, i cili ka përdorur formulime plotësisht të përshtatshme për të shprehur mendimin e tij.
  10. Në këtë këndvështrim, më rezulton se përcaktimet plotësuese të dispozitave kushtetuese të parashikuara nga nenet 126 dhe 129 të Kodit Zgjedhor, si në lidhje me subjektet që legjitimohen t’i drejtohen kësaj Gjykate me kërkesë për referendum, ashtu edhe me kufijtë e shqyrtimit të kushtetutshmërisë/kontrollit të çështjes së shtruar për referendum, janë bazuar në vendimet e jurisprudencës së konsoliduar kushtetuese italiane. Kjo e fundit, që në vendimin nr.16/1978, ka theksuar se i korrespondon funksionit natyral të institutit të referendumit, nevoja që pyetja (çështja) që shtrohet për referendum të formulohet në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë, të ketë karakter unik dhe homogjen si dhe ka përcaktuar kriterin e vetëmjaftueshmërisë së ligjit kur kërkesa për referendum ka të bëjë me shfuqizimin e një pjese të ligjit (shih edhe vendimet nr. 47/1991; 32/1993; 5/1995 të Gjykatës Kushtetuese Italiane).
  11. Ndërkohë, ajo që tërheq vëmendjen është fakti se ka një ndryshim thelbësor ndërmjet formulimit të dispozitës kushtetuese shqiptare dhe asaj italiane. Neni 75 i Kushtetutës Italiane parashikon në mënyrë të shprehur vullnetin e kushtetutëbërësit për t’i atribuuar popullit (500 mijë zgjedhësve) të drejtën e referendumit për shfuqizimin edhe të një pjese të ligjit[3]. Pikërisht kësaj norme i referohet jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese Italiane në përcaktimin e kritereve për kontrollin e pranueshmërisë së kërkesës për referendum.
  12. Për më tepër, në një vështrim krahasues dhe me Kushtetutat e vendeve të tjera, rezulton se disa prej tyre shprehimisht përcaktojnë të drejtën e referendumit shfuqizues edhe të një pjese të ligjit (shih p.sh. Kushtetutën e Zvicrës, Maltës), ndërsa disa të tjera sanksionojnë vetëm të drejtën e shfuqizimit të ligjit (shih p.sh. Kushtetutën e Danimarkës, Kroacisë etj.). Kjo do të thotë se kur kushtetutëbërësi ka pasur për qëllim t’i njihte popullit të drejtën, nëpërmjet votimit në referendum, për të shfuqizuar jo vetëm ligjin në tërësinë e tij, por edhe dispozita të veçanta të tij, vullnetin e ka shprehur në mënyrë eksplicite.
  13. Gjithashtu, mendoj se ekziston edhe një arsye tjetër për këtë zgjedhje të vullnetshme të kushtetutëbërësit shqiptar: ushtrimi i drejtpërdrejtë i sovranitetit të popullit nëpërmjet votimit në referendum për shfuqizimin e një ligji në tërësinë e tij (si p.sh. të një ligji për lejimin e eutanazisë, për ndalimin e abortit, për lejimin apo ndalimin e dënimit me vdekje, etj.) garanton shprehjen e një vote më të ndërgjegjshme nga pikëpamja e “lehtësisë” së vlerësimit të tematikës së ligjit nga ana e zgjedhësve, në krahasim me vlerësimin më “teknik” që ata do të duhej të bënin në rastin kur do të thirreshin të votonin vetëm për një pjesë të ligjit.
  14. Nga sa më lart, mendoj se kushtetutëbërësi shqiptar, në mënyrë të vullnetshme, ka qenë i orientuar në drejtim të njohjes së të drejtës së popullit për referendum shfuqizues të të gjithë ligjit, në tërësinë e tij, dhe jo të dispozitave të veçanta të ligjit. Si përfundim, çmoj se kriteret e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor në lidhje me të drejtën për referendum, edhe për një pjesë të ligjit, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe përtej kufijve të autorizuar prej saj. Për rrjedhojë, si të tilla, në mbështetje dhe të nenit 124/2 të Kushtetutës, ato nuk duhet të merren në konsideratë nga kjo Gjykatë.
  15. Për arsyet e lartpërmendura, në rastin konkret, përderisa kërkuesi ka kërkuar fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe të nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pra vetëm të disa dispozitave të tij, duke vënë në themel të argumenteve të tij dispozitat relevante të Kodit Zgjedhor, mendoj se ai nuk legjitimohet ratione materiae për t’iu drejtuar kësaj Gjykate.
  16. Së fundmi, çmoj të përmend se edhe shumica, në vlerësimin e themelit të kushtetutshmërinë së kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm shfuqizues, ka shqyrtuar gjithë pretendimet e subjekteve në gjykim (kërkuesit dhe subjekteve të interesuara) vetëm nën dritën e parashikimeve kushtetuese që përcaktojnë kufijtë e këtij shqyrtimi. Pra, ajo (shumica) nuk është ndalur në analizën e kritereve të caktuara nga Kodi Zgjedhor për pranueshmërinë e kërkesës objekt gjykimi, arsye për të cilën, sikurse u tha më lart, kam çmuar të marr pjesë në votimin lidhur me themelin e kësaj kërkese.

 

Anëtar: Vladimir  Kristo

 


[1] Gjyqtari V.Kristo votoi kundër legjitimimit ratione materiae  të kërkuesit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

[2] Ky konstatim është bërë edhe në: “JOINT RECOMMENDATIONS ON THE ELECTORAL LAW AND THE ELECTORAL ADMINISTRATION IN ALBANIA” of the European Commission for Democracy through Law (Venice Commission, Council of Europe) and the Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR) of the OSCE, on the basis of comments by Mr. Jessie Pilgrim (OSCE/ODIHR, expert, USA) Mr. Adriaan Stoop (OSCE/ODIHR, expert, the Netherlands), http://www.venice.coe.int/webforms/documents/CDL-EL%282004%29002rev-e.aspx”, paragrafi 62, në të cilin rekomandohet një ndryshim në nenin 126 të Kodit Zgjedhor në mënyrë që të përputhet me nenin 150/1 të Kushtetutës.

 

[3] Neni 75/1 i Kushtetutës Italiane parashikon se: “500.000 shtetas me të drejtë vote, ose 5 Këshilla Rajonalë kanë të drejtën e referendumit për shfuqizimin, total ose të një pjese,  të një ligji ose të një akti që ka fuqi ligji”.

 

Rikthehen debatet për importimin e plehrave

plehratPërfaqësuesi i AKIP, Lavdosh Ferruni, thotë se shoqëria civile po pret vetëm datën kur do të kryhet referendumi mbi importimin e mbetjeve urbane.

Ilirian Agolli, Zëri i Amerikës

Ministria e mjedisit publikoi sot një raport lidhur me përputhjen e ligjeve shqiptare mbi përpunimin e integruar të mbetjeve urbane me direktivat e Bashkimit Europian dhe Konventën e Bazelit, duke rikthyer edhe debatet për importimin e plehrave nga jashtë vendit. Autoritetet mjedisore deklaruan se kanë marrë një çertifikim mbi përputhshmërinë e legjislacionit shqiptar me direktivat e BE-së dhe Konventën e Bazelit për përpunimin e integruar të mbetjeve. Sipas ministrit të mjedisit, Fatmir Mediu, “ligjet shqiptare për mbetjet kanë përfshirë gjithë objektivat e vendeve të BE-së për reduktimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane”.

Deklaratat e qeveritarëve në këtë konferencë sollën reagimet e menjëhershme të veprimtarëve të mjedisit, të ciët thanë se ky raport është i vonuar dhe duhej sjellë përpara se të miratohej ligji për mbetjet urbane dhe importimin e tyre nga shtete të tjera. Përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Lavdosh Ferruni, thotë se “shoqëria civile po pret vetëm datën kur do të kryhet referendumi kombëtar mbi importimin e mbetjeve urbane dhe i ka kërkuar qeverisë të shpallë një moratorium për plehrat deri në organizimin e referendumit”.

Një tjetër përfaqësuese e AKIP, Kozara Kati, shprehu indinjatë për raportin e ministrisë së mjedisit që ishte konsultuar, që siç u tha, me shoqërinë civile, “kur në fakt shoqëria civile ka mbledhur 64 mijë firma qytetarësh dhe ka kërkuar një referendum kundër importit të plehrave”.

Veprimtarët pro mjedisit dhe Aleanca Kundër Importimit të Plehrave protestuan për disa muaj me rradhë përpara parlamentit, në rrugët e Tiranës dhe qyteteve kryesore kundër projekt-ligjit për përpunimin e mbetjeve, ndërkohë që ai po diskutohej në parlament. Ata mblodhën mbi 60 mijë nënshkrime nga qytetarët dhe kërkuan një referendum kombëtar kundër importimit të mbetjeve në dobi të disa fabrikave ricikluese, por KQZ e shtyu këtë temë për të paktën një vit. Qeveria thotë se po shkurton listën e mbetjeve që mund të importohen drejt Shqipërisë, por ky veprim uk kënaq veprimtarët e mjedisit, të cilët kërkojnë një ndalim të importeve deri në një referendum ku të votojnë qytetarët.

Deklaratë e AKIP me rastin e miratimit të referendumit nga Gjykata Kushtetuese

AKIP-logoAleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP)

Tiranë, 5 Mars, 2013.

Deklaratë për Shtyp

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën mbajtjes së një referendumi të përgjithshëm mbi importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë është një nga momentet më pozitive të historisë së demokracisë shqiptare. Jemi para një momenti historik sepse për herë të parë në historinë 100 vjecare të shtetit shqiptar një iniciativë referendare qytetare shkon e sigurt drejt kryerjes së një referendumi kombëtar.  Mbi 64 mijë qytetarët firmëtarë mund të ndjehen krenarë se ne të gjithë ia dolëm. Grupi nismëtar e ka të vështirë të harrojë përpjekjet dhe këmbënguljen e të gjithë firmëtarëve për të dhënë firmën e tyre në përputhje me kushtet torturuese të përcaktuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjatë muajve të parë të vitit 2012. Për secilin prej atyre që firmosën, një falënderim i veçantë në emër të të gjithë shqiptarëve.  Secili prej tyre duhet të ndihet sot krenar sepse ka kontribuar jo vetëm në forcimin e demokracisë por edhe në mbrojtjen e vendit dhe të jetës sonë tonë nga rreziku i importimit të plehrave.   Së fundi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se pretendimet e Qeverisë kundër mbajtjes së referendumit ishin të pabaza.

Lejimi i referendumit për importin e mbetjeve është një arritje e madhe për të gjithë shoqërinë shqiptare.  Megjithatë beteja kundër importit të plehrave nuk ka përfunduar ende.